Policia e Kosovës ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas kosovar të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të INTERPOL-it, ndërsa në një aksion tjetër në Prishtinë ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili kërkohej nga autoritetet spanjolle, po ashtu me urdhër-arrest ndërkombëtar të INTERPOL-it.
Në rastin e parë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar të mërkurën ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B. nga Belgjika në Kosovë.
Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit për vazhdimin e procedurave ligjore.
Ndërkaq, po të mërkurën, rreth orës 13:45, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me Policinë e rajonit të Prishtinës, arrestuan shtetasin gjerman me inicialet A.J.Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e parapara ligjore.