BE: Drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për autorët e krimeve s’janë çështje opsionale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE: Drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për autorët e krimeve s’janë çështje opsionale
721800976_1376813754508416_1022416720234841345_n
25/06/2026 - 11:31
Linku u kopjua

Hapja e arkivave shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë mbetet thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1.560 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kwshtu u tha në përmbyllen e projektit “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”.

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rrëfimet e familjeve të personave të zhdukur nuk përfundojnë me mbylljen e projektit, pasi ato vazhdojnë të jetojnë me mungesën dhe pritjen për përgjigje.

Ajo theksoi se Serbia vazhdon të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mungesën e informacioneve lidhur me personat e zhdukur.

Zëvendësshefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se mbështetja për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin mbetet pjesë e angazhimit afatgjatë të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

Ndërkohë, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, tha se projekti ka përfshirë 80 intervista të realizuara në të gjithë Kosovën, me mbi 200 orë material të dokumentuar për familjet e personave të zhdukur.

Ajo tha se projekti kishte për synim dokumentimin e rrëfimeve të familjarëve dhe ruajtjen e kujtesës për personat e zhdukur, duke shkuar përtej mënyrës së zhdukjes së tyre dhe duke sjellë historitë e jetës së tyre për brezat e ardhshëm.

Projekti “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë” është zbatuar nga BIRN Kosova dhe ACDC me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me qëllim promovimin e së vërtetës, kujtesës, llogaridhënies dhe pajtimit në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026