Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare? KQZ jep sqarimet e fundit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare? KQZ jep sqarimet e fundit
KQZ
25/06/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur për KosovaPress, se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për KosovaPress, ka thënë se mbetet të shihet nëse vendimet e institucioneve kompetente do të përmbajnë obligime konkrete për t’u zbatuar nga KQZ-ja.

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse vendimet e tyre përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Nëse këto vendime s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotëfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpall rezultatet përfundimtare”, tha ai në përgjigjen e KQZ-së për KosovaPress.

Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton përmbylljen e procesit zgjedhor, pasi subjektet politike dhe palët e tjera kanë të drejtë ankese edhe ndaj këtyre rezultateve.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve. KQZ, ngjashëm si tani, duhet të presë afatin e ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime dhe pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026