Fushëkosovarit i vidhet motoçikleta, veriomitrovicasit i plaçkitet depoja, prizrenasit i kthehet vetura
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fushëkosovarit i vidhet motoçikleta, veriomitrovicasit i plaçkitet depoja, prizrenasit i kthehet vetura
policia veturat laura
25/06/2026 - 10:21
Linku u kopjua

Një qytetar nga Fushë Kosova nuk e pati ditën e tij më të mirë, të mërkurën.

Kjo për faktin se atij i është vjedhur motoçikleta, për të cilën ka thënë se ka vlerë rreth 2 mijë euro.

Rasti është raportuar në polici, nga e cila kanë thënë se janë duke e hetuar këtë rast.

Të rëndë e pati ditën edhe një kosovar nga veriu i Mitrovicës, të cilit hajnat i kanë hyrë në depon e tij. Ai ka treguar në polici se ata i kanë vjedhur sende të ndryshme, vlera e të cilave nuk është bërë e ditur. Rasti, sipas raportit të forcave të rendit, është duke u hetuar, çfarë nënkupton se të dyshuarit nuk janë kapur.

Fat më të mirë se fushëkosovari dhe veriomitrovicasi pati një prizrenas. Atij i është kthyer një veturë, e cila i ishte vjedhur më 17 qershor. Kjo ndodhi pasi të mërkurën u gjet personi I dyshuar për këtë vepër, të cilit iu konfiskua edhe një pistoletë me 13 fishekë. I njëjti është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026