Rama për “France24”: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama për “France24”: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec
Edi Rama1234
25/06/2026 - 08:49
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka shumë ndërhyrje nga jashtë në protestën kundër projektit në Zvërnec.

Ai këto komente i bëri për televizionin francez “France24”, teksa shtoi se është interesant fakti se protesta ka në Tiranë e jo në vendin ku është parashikuar të bëhet projekti, në Vlorë.

“Saktësisht për çfarë po ndodh, ka shumë ndërhyrje, qoftë ndërhyrje nga Irani, me të cilin jemi në një luftë kibernetike që prej tri vitesh ose ndërhyrje nga konkurrentët në të gjithë rajonin që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri... Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku është parashikuar të bëhet projekti, njerëzit e duan atë”, deklaroi Rama.

Megjithatë, ai theksoi se ky projekt është një nga premtimet e tij.

“Siç e thashë, janë dhe të gjitha shqetësimet e tjera të një pjese të popullsisë që duan gjëra të ndryshme, por ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam dhe midis premtimeve është ky projekt.”

Kujtojmë se ky projekt ka nxitur debat të madh në Shqipëri, ndërsa vendi sot shënon ditën e 25-të të protestave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026