Një burrë vdes pas rënies nga lartësia në Fushë Kosovë, një tjetër gjendet pa shenja jete në Gjakovë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një burrë vdes pas rënies nga lartësia në Fushë Kosovë, një tjetër gjendet pa shenja jete në Gjakovë
shiriti i policiseeee
25/06/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Dy raste të vdekjeve, në të cilat është dashur të intervenojë policia, janë raportuar të kenë ndodhur, të mërkurën në Kosovë.

I pasi, sipas raportit të forcave të rendit, ngjau në Fushë Kosovë, të mërkurën rreth orës 15 e 30 minuta, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia. Rrethanat e këtij incidenti mbeten ende të panjohura, sipas policisë, e cila ka vazhduar ta hetojë rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdekja e dytë ndodhi në Gjakovë, pak pas orës 18, kur u raportua se një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit edhe trupi I kësaj viktime është dërguar në IML për obduksion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026