Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e regjistruar në sistemin serb, konstatoi Radio Evropa e Lirë, transmeton KosovaPress.
Por, kjo nuk i pengon institucionet e Serbisë që t’i ndajnë asaj kontrata milionëshe për punë ndërtimore.
Në Kosovë, ai përballet gjithashtu me akuza për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë.
Ndërsa në terren mungojnë makineritë dhe punëtorët, Radio Evropa e Lirë nuk mundi të konfirmonte nëse punimet që figurojnë zyrtarisht si të përfunduara, janë realizuar vërtet.
Sipas aktakuzës së Kosovës për sulmin në Banjskë, Steviq, përmes kompanive të tij, e ka ndihmuar udhëheqësin e grupit të armatosur, Millan Radoiçiq, në pastrimin e parave.
Se ku ndodhet aktualisht Radulle Steviq, nuk dihet.
Në pyetjet e REL-it nuk u përgjigjën as kompania e Steviqit dhe as institucionet serbe që vazhdojnë të lidhin kontrata me të.
Rinovimi i shkollave, spitaleve, kishave dhe manastireve në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, si dhe ndërtimi i shtëpive për qytetarët në nevojë, janë vetëm disa nga projektet që i janë besuar kësaj kompanie.
Sipas regjistrit të bizneseve në Serbi, selia e kompanisë së Radulle Steviqit është e regjistruar në një ndërtesë në qendër të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Por, në këtë adresë, Radio Evropa e Lirë gjeti një ndërtesë shumëkatëshe të zbrazët.
“Prej kohësh nuk është askush aty. Është bosh”, tha për Radion Evropa e Lirë një banore e Zveçanit, e cila kërkoi të mbetet anonime.

Radio Evropa e Lirë nuk mundi ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim.
fdEkipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi gjashtë lokacione në Kosovë, ku, sipas kontratave të lidhura me institucionet serbe gjatë një viti e gjysmë të fundit, kompania “Rad 028” duhej të kryente punime ndërtimore.
Radio Evropa e Lirë nuk mundi të konfirmonte nëse punimet janë kryer gjatë muajve të kaluar dhe kush i ka realizuar ato, pasi kompania nuk iu përgjigj pyetjeve të saj.
Numrin më të madh të kontratave, kompania e Radulle Steviqit e ka lidhur me organet e përkohshme komunale, të themeluara sipas ligjeve të Serbisë.
Këto institucione vepronin në komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në vitin 2024, kur autoritetet e Kosovës i mbyllën, duke i cilësuar si të paligjshme.
Radio Evropa e Lirë i pyeti këto organe se mbi çfarë kriteresh ia ndajnë kontratat kompanisë “Rad 028” dhe si mbikëqyren projektet që ajo zbaton, duke pasur parasysh se pronari i saj është nën aktakuzë në Kosovë dhe nën sanksione ndërkombëtare.
As organet e përkohshme komunale, as Qeveria e Serbisë dhe Zyra e saj për Kosovën nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it.
Nga dhjetë kontratat që “Rad 028” ka lidhur me institucionet serbe që nga fillimi i vitit 2026, vetëm dy figurojnë në regjistrin e prokurimit publik si të realizuara.

Lista e tenderëve, sipas ueb-faqes së prokurimit, që u fituan nga "Rad 028" më 2026. Në këtë listë shihet se vetëm dy kontrata janë "ekzekutuar".
Ato përfshijnë ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, si dhe rinovimin e shkollave, çerdheve dhe spitaleve në disa komuna të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, 20 nga kontratat e vitit 2025 nuk janë realizuar ende.
Radio Evropa e Lirë nuk mundi të verifikonte në terren nëse këto punime janë kryer vërtet, përkatësisht nëse shtëpitë janë ndërtuar dhe objektet janë rinovuar.
Pasqyrat financiare të kompanisë “Rad 028”, të publikuara në regjistrin e bizneseve në Serbi, tregojnë se gjatë vitit 2025 ajo ka pasur vetëm nëntë të punësuar, ndërsa ka realizuar të ardhura prej mbi 8.7 milionë eurosh.
Dokumentacioni i tenderëve, i analizuar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se “Rad 028” ka bashkëpunuar ndër vite me disa kompani që përmenden në aktakuzën e Kosovës për sulmin në Banjskë, si pjesë e një skeme të dyshuar të pastrimit të parave.
A mbërrijnë fondet e Serbisë te komuniteti serb në Kosovë?
Sipas tij, mënyra se si shpenzohen këto mjete kontrollohet nga zyrtarët e Listës Serbe - partisë që udhëheq komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Pasojat e kësaj politike shihen më së miri në terren. Pavarësisht miliona eurove që ndahen prej vitesh për projekte, mjediset serbe vazhdojnë të përballen me mungesë serioze të infrastrukturës bazë”, thotë ai.Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këto pretendime.
Aktualisht, kjo parti drejtohet nga Zllatan Ellek, ndërsa deri në sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, nënkryetar i saj ishte Millan Radoiçiq.
Për këtë arsye, shton Bishevac, është e domosdoshme të sqarohet se ku kanë përfunduar fondet dhe kush mban përgjegjësi për mënyrën se si janë shpenzuar.
Në Llapnasellë, kompanisë së Radulle Steviqit i është besuar rinovimi i çatisë dhe lyerja e krahut të majtë të Qendrës Klinike Spitalore.
Kontrata, me vlerë rreth 200 mijë euro, është dhënë nga organi i përkohshëm i komunës së Prishtinës, i themeluar sipas sistemit serb.
Edhe sot, një pjesë e shërbimeve ofrohet në kontejnerë metalikë, ndërsa objekti është zgjeruar pjesë-pjesë ndër vite.
Gjatë vizitës në terren, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të verifikonte nëse çatia është rinovuar dhe nëse krahu i majtë i objektit është lyer, siç parashihej në kontratë.
Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar qysh në vitin 2018 se do të financojë ndërtimin e një spitali të ri në Graçanicë, por punimet për këtë projekt nuk kanë nisur ende.
Tri kontrata brenda një diteTë trija kontratat iu dhanë nga Qendra Studentore “Prishtina”, me seli në Mitrovicën e Veriut, për punime në objektet e saj - nga lyerja, suvatimi dhe rregullimi i fasadave, deri te ndërrimi i çative dhe dritareve.
Sipas sistemit të prokurimit publik të Serbisë, të analizuar nga Radio Evropa e Lirë, punimet figurojnë si të përfunduara në tetor dhe nëntor të vitit 2025.

Për këtë nuk dha përgjigje as Qendra Studentore, e cila funksionon në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë.
Një nga ndërtesat e Qendrës Studentore në Mitrovicë të Veriut. Qershor, 2026.
Përballë Qendrës Studentore ndodhet edhe objekti i papërfunduar i Universitetit.
Edhe këtë objekt po e ndërtonte kompania e Radulle Steviqit.

Ndërtesa e papërfunduar e Universitetit në Mitrovicë të Veriut. Qershor, 2026.
Përgjigje nuk kishte as në pyetjet nëse këto projekte mbikëqyren nga institucionet e Kosovës dhe nëse, pas ngritjes së aktakuzës ndaj Steviqit, janë pezulluar projektet e kompanisë së tij në mjediset me shumicë serbe.
Shkolla në ZveçanVlera e kontratës është rreth 40 mijë euro.
Sipas bazës së prokurimeve publike, projekti ende nuk figuron si i përfunduar.
Punime edhe në objekte fetare
Kontrata, me vlerë 120 mijë euro, përfshin sanimin dhe zgjerimin e kishës, kapelës dhe një objekti ndihmës.
Punimet u kontraktuan nga organi i përkohshëm i komunës së Zveçanit, me afat realizimi prej një viti.
Objekti përballë kishës dukej se ishte rinovuar ose zgjeruar së voni, por nuk kishte dëshmi se bëhej fjalë për projektin e kontraktuar.

Një nga ndërtesat në oborrin e kishës në Zherovnicë, afër Zveçanit. Qershor, 2026.
Përgjigje nuk kishte as në pyetjen nëse Dioqeza Rashkë-Prizren ishte në dijeni se punimet në objektet fetare, nën administrimin e saj, i ishin besuar një kompanie, pronari i së cilës në Kosovë akuzohet për pastrim parash.
Kisha në Zherovnicë nuk është i vetmi objekt fetar ku kompania “Rad 028” ka fituar kontrata.Për projektin e fundit, kompania pritet të përfitojë mbi 1.2 milion euro.
Kontrata është nënshkruar në qershor të vitit 2025, me afat realizimi një vit, por në regjistrin e prokurimeve publike ende nuk figuron si e përfunduar.
Po gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kompania fitoi edhe dy tenderë të tjerë, me vlerë të përgjithshme rreth 300 mijë euro, për punime shtesë në të njëjtin kompleks, përfshirë ndërtimin e një nënstacioni elektrik dhe një rezervuari për mbetjet organike të fermës.
Në këtë kompleks, Manastiri i Graçanicës menaxhon një ekonomi bujqësore me ferma gjedhësh dhe shpezësh, si dhe objekte për përpunimin e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve.
Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, ferma e shpezëve ende nuk është funksionale.
Po ashtu, tri kontratat që parashihnin ndërtimin e kësaj rruge dhe të strehës për makineri ende nuk figurojnë si të përfunduara në regjistrin e prokurimeve publike, edhe pse afati për realizimin e tyre ka kaluar.

Një rrugë e pashtruar që gjendet në pronën e manastirit në Graçanicë.
Kontrata ishte paraparë të realizohej brenda tre muajsh, por edhe kjo nuk figuron ende si e përfunduar.
Dragani, banor i Badovcit, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dijeni për këtë investim.“Në sistemin e ujësjellësit është punuar gjithashtu, por as ai nuk ka përfunduar”, shtoi Dragani.
Radio Evropa e Lirë pyeti edhe udhëheqjen e Komunës së Graçanicës nëse është në dijeni për kontratat që kompania “Rad 028” ka fituar në këtë komunë dhe zonat përreth, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Radulle Steviq i ka regjistruar kompanitë e tij si në sistemin e Kosovës, ashtu edhe në atë të Serbisë.
Por, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij, institucionet e Kosovës ndaluan t’i jepnin kontrata, e ato të Serbisë vazhduan ta angazhojnë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Steviq, përmes kompanive të tij, e ka ndihmuar Millan Radoiçiqin që “të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale t’i shndërrojë në pasuri” dhe të fshehë origjinën e tyre.
Në aktakuzë përfshihen edhe kompanitë e tij të regjistruara në Kosovë dhe në Serbi.
Sipas Prokurorisë, për mënyrën e funksionimit të këtyre kompanive vendoste Millan Radoiçiq, i cili, përmes pastrimit të parave dhe aktiviteteve kriminale, kishte krijuar ndikim dhe kontroll mbi veriun e Kosovës.
Sipas aktakuzës, ai ishte drejtuesi i grupit të armatosur që synonte ta shkëpuste me forcë veriun e Kosovës dhe ta bashkonte atë me Serbinë.
Në sulmin në Banjskë u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.Mbi 40 të akuzuar të tjerë vazhdojnë të mos jenë të qasshëm për drejtësinë e Kosovës.
Autoritetet serbe e kanë injoruar si këtë aktakuzë, ashtu edhe vendimin e gjykatës në Kosovë.
Aktakuza që Prokuroria e Beogradit kishte paralajmëruar për rastin e Banjskës, nuk është ngritur ende.