Tahiri: Rryma është shtrenjtuar vazhdimisht me Kurtin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Rryma është shtrenjtuar vazhdimisht me Kurtin
Arian Tahirii
21/04/2026 - 13:15
Linku u kopjua

Qytetarët në Kosovë po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë sesa në vitet e kaluara, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, tha se që nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të njëpasnjëshme, raporton KosovaPress.

Sipas tij, skandalet në sektorin e energjisë janë bërë sistematike dhe të zakonshme.

“‘Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi, me etikë, e jo me skandale me rezerva shtetërore e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp. Kjo është mungesë e përgjegjësisë, etikës dhe korrektësisë.... Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës. Që nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të njëpasnjëshme”, tha ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026