Pas identifikimit me ADN, nesër rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pas identifikimit me ADN, nesër rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj
Foto Ilustruese
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili për vite me radhë ishte në Listën e Personave të Zhdukur.
Sipas njoftimit, identifikimi i tij është bërë përmes analizës shkencore të ADN-së, ndërsa rivarrimi do të realizohet në mbështetje të kërkesës së familjes.
Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Kodrali të Deçanit, duke filluar nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë do të bëjnë homazhe te “Lapidari i Ri” në fshatin Kodrali.
Organizimi i ceremonisë do të bëhet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Me këtë rast, Komisioni ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Pepaj, duke ritheksuar përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.