Në prani të sekretarit Marco Rubio, Self kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në prani të sekretarit Marco Rubio, Self kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Self
Foto Arkiv
03/06/2026 - 19:20
Linku u kopjua

Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Keith Self, ka shfrytëzuar një seancë kongresionale me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur pas vizitës së tij në Kosovë, Luginën e Preshevës, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, Self e ka cilësuar rajonin “jashtëzakonisht të brishtë”, ndërsa ka theksuar se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është thelbësor për stabilitet afatgjatë.

Ai ka mirëpritur edhe nominimet e ambasadorëve amerikanë në vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë e emërimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, thuhet në një video-mesazh të Self publikuar nga Albanians for America.

Sekretari Rubio ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor dhe të përkushtuara për parandalimin e konfliktit e paqëndrueshmërisë.

Self, i cili ka paraqitur edhe një rezolutë në mbështetje të integrimit të Kosovës në NATO, konsiderohet një nga zërat mbështetës në Kongres për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026