Rama përplaset me gazetaren rumune: Vini me kokën e mbushur me gënjeshtra
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rama përplaset me gazetaren rumune: Vini me kokën e mbushur me gënjeshtra
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetaren rumune, nga PRO TV, gjatë konferencës me gazetarët evropianë.
Gazetarja: Kemi dy projekte, të Ishullit të Sazanit dhe në bregdet
Rama: Nuk kemi dy projekte, kemi dy vend zhvillimi. Fjalët sot janë të rëndësishme, kemi dy vendndodhje.
Gazetarja: Në bregdet projekti është anuluar apo pezulluar?
Rama: Si dreqin flas e flas
Gazetarja: Po por ju thatë në fillim, kemi regjistrimin, që është anuluar.
Rama: Ju keni regjistrimin unë kam alzajmer. Po, jo?
Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.
Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar asgjë, sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull, vini këtu me kokën e mbushur me gënjeshtrat që ju kanë bllokuar trurin.
Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull.
Rama: Trurin e keni në rregull, por problem është sa është i hapur për faktet. Nuk është në rregull, nuk e pranoj. Më thoni diçka që nuk e kam thënë kurrë sepse keni ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.