Vidhen rreth 20 mijë euro te një biznes në Klinë, hajnat hynë duke thyer murin
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vidhen rreth 20 mijë euro te një biznes në Klinë, hajnat hynë duke thyer murin
vjedhje kosove
14/07/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Një firmë në fshatin Zajm të Klinës është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, në orët e para të së hënës, ku persona të panjohur dhe të maskuar, dyshohet se kanë marrë rreth 20 mijë euro nga kasaforta e objektit të këtij biznesi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në depon e firmës dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga kasaforta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, burime të KosovaPress bëjnë të ditur se grabitja u krye nga disa persona, të cilët, të maskuar, kanë hyrë në objektin e biznesit pasi kanë thyer një mur. Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kanë arritur që nga kasaforta që ndodhej brenda, të marrin rreth 20 mijë euro në para të gatshme.

Policia ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti të vjedhjes së rëndë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026