Seanca për sulmin terrorist në Ibër Lepenc ndërpritet, eksperti paraqet prova të reja të ADN-së
Lajme
Lexohet për: 6 min.
Dëgjoje me zë...
Seanca për sulmin terrorist në Ibër Lepenc ndërpritet, eksperti paraqet prova të reja të ADN-së
pamje gjykimi 270726
27/07/2026 - 12:52
Linku u kopjua

Në një fitil kabllondezës, nga 24 lokuse të gjeneve të ADN-së, 20 prej tyre janë gjetur mostra të ADN-së që i përkasin të pandehurit Jovan Viqentijeviq, i cili akuzohet për sulm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.

Këto prova në Gjykatën Themelore në Prishtinë u paraqitën nga biologu në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, dëshmitari i dytë, i cili po dëshmon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Fatmir Ademi.

“Sa i përket përputhjeve të personave nën shifrat S1, S2, që është Jovan Viqentijeviq, S3-S4 Dragisha, ne përputhjet me dëshmitë e caktuara i kemi dhënë në raportin e ADN-së. Çka është me rëndësi, në konkluzionin numër 5, ndër dëshmitë e tjera kanë qenë edhe tre dëshmi nga vendi i ngjarjes, ku janë fituar profile të përziera të ADN-së dhe ne këtu i kemi kontrolluar në mënyrë manuale. Në dëshminë numër 4, e cila është e përshkruar si një fitil kabllondezës me gjatësi 60 metra, gjatë kontrollimit ne kemi vërejtur shenjat e personit S1, Jovan. Prej 24 lokuseve të gjeneve që kemi analizuar, në 20 vende kemi gjetur shenjat e S1. Ne i përdorim metodat më të avancuara shkencore, të cilat janë të validuara dhe që ekzistojnë procedura të shkruara që secili ekspert t'i përdorë të njëjtat. Në procedurën krijuese për faktimin e sasisë, kemi përdorur instrumentin One Studio Test”, tha ai.

Një ekspertizë ka bërë edhe laboratori i Romës, i cili ka vërtetuar të gjeturat e njëjta.

Në ekspertizë thuhet se gjurmët më të mëdha janë të të akuzuarit.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka ndërprerë seancën, si pasojë që mbrojtja nuk është e përgatitur për pyetje.

E njëjta do të vazhdojë të martën në ora 13:30.

Ndërkohë, në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 29.11.2024, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante, të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, nga neni 122, në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”. /A.Shala/

Në një fitil kabllondezës, nga 24 lokuse të gjeneve të ADN-së, 20 prej tyre janë gjetur mostra të ADN-së që i përkasin të pandehurit Jovan Viqentijeviq, i cili akuzohet për sulm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.

Këto prova në Gjykatën Themelore në Prishtinë u paraqitën nga biologu në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, dëshmitari i dytë, i cili po dëshmon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Fatmir Ademi.

“Sa i përket përputhjeve të personave nën shifrat S1, S2, që është Jovan Viqentijeviq, S3-S4 Dragisha, ne përputhjet me dëshmitë e caktuara i kemi dhënë në raportin e ADN-së. Çka është me rëndësi, në konkluzionin numër 5, ndër dëshmitë e tjera kanë qenë edhe tre dëshmi nga vendi i ngjarjes, ku janë fituar profile të përziera të ADN-së dhe ne këtu i kemi kontrolluar në mënyrë manuale. Në dëshminë numër 4, e cila është e përshkruar si një fitil kabllondezës me gjatësi 60 metra, gjatë kontrollimit ne kemi vërejtur shenjat e personit S1, Jovan. Prej 24 lokuseve të gjeneve që kemi analizuar, në 20 vende kemi gjetur shenjat e S1. Ne i përdorim metodat më të avancuara shkencore, të cilat janë të validuara dhe që ekzistojnë procedura të shkruara që secili ekspert t'i përdorë të njëjtat. Në procedurën krijuese për faktimin e sasisë, kemi përdorur instrumentin One Studio Test”, tha ai.

Një ekspertizë ka bërë edhe laboratori i Romës, i cili ka vërtetuar të gjeturat e njëjta.

“Sa i përket raportit të kolegëve italianë nuk ka pasur kundërthënie, janë vërtetuar të gjeturat tona. Raporti i tyre veç e ka forcuar sinjalin tonë, që kemi parë shenja të personit në fjalë, ata me ndihmën e softuerit dhe metodave të tyre, në mënyrë shkencore, e kanë bërë ndërlidhjen e personit S1 me njërin prej kontribuesve në miksturën prej tre personave”, tha ai.

Në ekspertizë thuhet se gjurmët më të mëdha janë të të akuzuarit.

“Ne kemi vërejtur shenja te kontribuesi kryesor në përzierje. Gjurmët më të mëdha kanë qenë nga personi S1, me të vogla kanë qenë nga dy persona tjerë të panjohur”, tha ai.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka ndërprerë seancën, si pasojë që mbrojtja nuk është e përgatitur për pyetje.

E njëjta do të vazhdojë të martën në ora 13:30.

“Mbrojtja është deklaruar se nuk janë të përgatitur për pyetje. Seanca e sotshme ndërprehet me kaq, e njëjta vazhdon nesër në 13:30”, tha ai.

Ndërkohë, në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 29.11.2024, në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante, të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc” i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, nga neni 122, në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026