“Marsejeza”, historia e himnit të Francës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Marsejeza”, historia e himnit të Francës
Më 30 qershor të vitit 1792, në Paris u këndua për herë të parë “Marsejeza”, si një këngë lufte e ushtarëve vullnetarë që marshonin drejt kryeqytetit francez. Kënga u bë shpejt simbol i Revolucionit Francez dhe i luftës për liri.
Teksti dhe muzika u kompozuan në prill të vitit 1792 nga oficeri francez Claude Joseph Rouget de Lisle, me titullin fillestar “Kënga e Luftës për Ushtrinë e Rajnës”. Emrin “Marsejeza” e mori pasi u përhap nga vullnetarët e Marsejës, të cilët e këndonin gjatë marshimit drejt Parisit.
Konventa Kombëtare e miratoi si himnin kombëtar të Francës më 14 korrik 1795. Gjatë sundimit të Napoleon Bonapartit dhe më pas në periudhën e restaurimit të monarkisë, himni humbi statusin e tij zyrtar, por u rikthye pas Revolucionit të Korrikut të vitit 1830.
Në vitin 1871, “Marsejeza” u bë simbol i lëvizjeve revolucionare ndërkombëtare gjatë Komunës së Parisit. Tetë vjet më vonë, në vitin 1879, ajo u rivendos zyrtarisht si himni kombëtar i Francës, status që e ruan edhe sot.
Sot, “Marsejeza” konsiderohet një nga himnet kombëtare më të njohura në botë, duke përfaqësuar vlerat e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, që janë në themel të Republikës Franceze.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.