Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes së grantit mes Kosovës, KOSTT dhe KfW-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes së grantit mes Kosovës, KOSTT dhe KfW-së
Hekuran Murati 20 prill 26
20/04/2026 - 10:24
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KOSTT-it dhe KfW-së, për Zhvillimin e Sektorit të Energjisë (Faza VII), që synon përmirësimin e rrjetit të transmetimit.

Vlera e këtij granti është 5 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se granti do të përdoret për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Në kuadër të bashkëpunimit financiar me donatorët bilateral, të institucioneve ndërkombëtare financiare, parasheh të negociojmë marrëveshjen e grantit për projektin zhvillimi i sektorit të energjisë, faza e shtatë, përmirësimi i rrjetit të transmisionit. Vlera e grantit është pesë milionë euro dhe do të kanalizohet plotësisht te agjencia ekzekutuese e projektit që në këtë rast është ndërmarrja KOSTT. Ky grant do të rrisë fondet në dispozicion për projektin e përmirësimit të rrjetit të transmisionit me KOSTT-in. Granti do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026