Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para 11 vjetësh, u kanë dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë të Maqedonisë.
Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Prishtinë, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.
Teksa varrimi është mbajtur në orën 17.00 në praninë e mijëra qytetarëve nga tërë Kosova, paraprakisht në sallën e sporteve “1 Tetori” janë bërë homazhe për më shumë se një orë, ndërsa është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.
Në fakt, disa prej tyre kanë qenë në UÇK, kanë qenë pjesë edhe e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, por në vitin 2001 edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. /KosovaPress/