“Penë e artë e Kosovës dhe Shqipërisë”, Malaj vlerëson figurën e Qosjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Penë e artë e Kosovës dhe Shqipërisë”, Malaj vlerëson figurën e Qosjes
ambasadori i shqiperise
24/04/2026 - 11:26
Linku u kopjua

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka bërë homazhe për ndër të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja në organizimin institucional të organizuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Ai tha se si komb shqiptar me ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja kemi humbur një prej penave të arta të Kosovës dhe Shqipërisë

“Humbja është e madhe megjithatë do të thoja që gjithçka që ka lënë akademik Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme, unë mendoj se më mirë akoma do të jetë për brezin e ri i cili do të ketë mundësinë të prek nga afër tezat e tij dhe gjithçka qe ai ka bërë por edhe për ta parë atë si person se në momente të caktuara ka pasur mendimet e tij të caktuara në zhvillimet kulturore apo politike qoftë ne Kosovë qoftë në Shqipëri. Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm kjo nuk do të thotë se këtë nuk e gëzon në Kosovë por që ne do të dikë të ja kthejmë atë kontribut të tij për shoqërinë shqiptare”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026