Kryeprokurori i Shtetit pret në takim drejtorin e AKI-së, konfirmojnë thellimin e bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeprokurori i Shtetit pret në takim drejtorin e AKI-së, konfirmojnë thellimin e bashkëpunimit
752107059_1067052092514939_638415880841516008_nn
23/07/2026 - 14:39
Linku u kopjua

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në një takim pune drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, drejtori i AKI-së e uroi Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij, transmeton KosovaPress.

Gjatë takimit, Gashi dhe Ajeti konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi synon forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026