Haxhiu takohet edhe me presidenten e Sllovenisë, i kërkon vazhdim të mbështetjes për anëtarësim në KiE
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu takohet edhe me presidenten e Sllovenisë, i kërkon vazhdim të mbështetjes për anëtarësim në KiE
U.D. Presidentja Haxhiu takoi Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar-3
10/06/2026 - 21:39
Linku u kopjua

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje.

Në takim u trajtuan edhe hapat e ardhshëm të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfshirë nevojën që përparimi në reforma, rreshtimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe përkushtimi ndaj vlerave evropiane të pasohen me lëvizje konkrete në procesin e integrimit.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme sllovene ndaj rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Sllovenisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë deri në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.

U.D. Presidentja Haxhiu falënderoi Slloveninë edhe për kontributin e saj në KFOR, duke theksuar rëndësinë e këtij angazhimi për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026