Kurti për çështjen e presidentit: Shkuarja në zgjedhje s'është opsion
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti për çështjen e presidentit: Shkuarja në zgjedhje s'është opsion
Screenshot 2026-04-20 091513
20/04/2026 - 09:27
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli të hënën për kompromis për postin e presidentit, duke thënë se duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion për vendin, raporton KosovaPress.

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se fiton 80 deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen bisedime të sinqerta, me interesin për vendin tonë... Qytetarët votuan për 4 vjet, dhe në përputhje me vullnetin e tyre do ta sjellim për miratim programin qeverisës 2026-2030”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për nisjen e transferimit të mjeteve të fondeve nga Plani i Rritjes. Ai tha se këto mjete do të investohen direkt në projekte.

Tutje Kurti përmendi edhe miratimin në shqyrtimin e parë të Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.

E sipas tij me të merr fund parulla “rroga e vogël, fitimi i madh”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026