Sport
Ekipi i Kosovës në boks drejt “Montenegro Cup” në Budva
Ekipi kombëtar i Kosovës në boks, do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 22 mars 2026, në Budva të Malit të Zi. Ky turne mbledh boksierë të talentuar nga 18 shtete, duke e bërë garën shumë konkurruese dhe me një nivel të lartë sportive. Në këtë garë Kosova do të përfaqësohet nga tre sportistë Bashkim Bajoku (55 kg), Planet Berisha (75 kg) si dhe Agnesa Veseli (48 kg) Ekipi Kosovar do të udhëheqet nga selektori Faton Xhakli dhe selektorja Mariola Sallauka, ndërsa drejtësinë e ndeshjeve do ta sigurojë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Federata e Boksit e Kosovës ka shprehur mbështetjen dhe urimet më të mira për boksierët dhe stafin teknik, duke theksuar se pjesëmarrja në këtë turne është një mundësi e shkëlqyer për të treguar talentin kosovar në arenën ndërkombëtare. KosovaPress
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026