Henry pas fitores së Real Madrid-it: Më dhemb ta them por i përgëzoj
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Henry pas fitores së Real Madrid-it: Më dhemb ta them por i përgëzoj
thierry henry foto
12/03/2026 - 17:40
Linku u kopjua

Ikona e Barcelonës, Thierry Henry ka mbetur i habitur nga performanca e Real Madrid në fitoren e thellë ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Skuadra madrilene triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 e finales, falë një paraqitjeje spektakolare të mesfushorit uruguaian Federico Valverde, i cili realizoi hat-trick në pjesën e parë dhe vendosi një avantazh të madh për madrilenët para ndeshjes së kthimit. 

Pas ndeshjes, ish figura e rëndësishme e Barcelonës Henry, pranoi se ishte i impresionuar nga niveli i treguar nga rivali i përjetshëm.

“Më dhemb ta them si barcelonist, por duhet t’i përgëzoj. Ishte një paraqitje shumë e mirë” – deklaori Henry.

Sipas tij, madrilenët treguan intensitet, organizim dhe efikasitet të lartë kundër kampionëve anglezë, duke dominuar momentet vendimtare të ndeshjes.

Në këtë përballje të zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabeu, Real Madrid arriti të rrëzojë sulmin e rrezikshëm të Cityt dhe të shfrytëzojë rastet në mënyrë perfekte, duke marrë një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në Angli. 

Fitorja 3-0 e vendos skuadrën madrilene shumë pranë çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Manchester City tani përballet me një mision shumë të vështirë për përmbysje në ndeshjen e dytë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026