Manchester United po përballet me probleme të mëdha financiare, pasi kostoja e projektit për ndërtimin e një stadium të ri gjigand, mund të rritet ndjeshëm mbi vlerësimin fillestar.
Sipas raportimeve të mediave britanike, projekti për stadiumin e ri që do të zëvendësojë “Old Trafford”, ishte planifikuar fillimisht të kushtonte rreth dy miliardë paund dhe të kishte kapacitet rreth 100 mijë spektatorë. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se shifra mund të rritet shumë më tepër për shkak të disa pengesave financiare dhe teknike.
Klubi anglez ka edhe presion financiar, pasi borxhi i përgjithshëm i lidhur me aktivitetin futbollistik ka kaluar mbi një miliard paund, kjo situatë e bën edhe më të vështirë sigurimin e financimit për projektin e ri të stadiumit.
Plani fillestar synonte që stadium të ishte gati rreth vitit 2030, megjithatë ende nuk është siguruar financimi i plotë dhe afati mund të shtyhet. Ideja për stadiumin e ri u prezantua nga bashkëpronari i klubit, Jim Ratcliffe, i cili e ka quajtur projektin “Wembley i Veriut”.KosovaPress