Dardanët U17 në futboll, vazhdojnë përgatitjet për kualifikimet e Euro 2027
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dardanët U17 në futboll, vazhdojnë përgatitjet për kualifikimet e Euro 2027
u17
13/03/2026 - 15:08
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U17 në futboll, vazhdon përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2027

Kombëtarja U17, në futboll ka zhvilluar një kamp dyditor seleksionues, si pjesë e përgatitjeve për raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian 2027, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Antalia.

Përzgjedhësi Arbnor Morina, si dhe stafi i tij kanë punuar me futbollistët nga klubet vendore, kryesisht të gjeneratës 2009, për të cilët ky është cikli i fundit në këtë grupmoshë. Para udhëtimit, Kombëtarja do të zhvillojë edhe një grumbullim dyditor në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të përgatiten futbollistët për ndeshjet e Grupit 7 të Ligës B.

Kosova do të përballet me 25 mars me Holandën dhe më 28 mars me Bjellorusinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026