Vendim i ri nga Ministria e Sportit: 100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vendim i ri nga Ministria e Sportit: 100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra
Gashani
13/03/2026 - 14:26
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrit, koeficienti për këtë kategori është rritur me 100 për qind, duke kaluar nga 200 euro në 400 euro. Ai theksoi se ky vendim synon të fuqizojë rolin e grave në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin dhe përkushtimin e tyre në arenën sportive.

Gashani ka vlerësuar kontributin e sportisteve kosovare në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ato kanë sjellë disa nga sukseset më të mëdha për vendin dhe kanë ngritur lart flamurin e Kosovës në garat ndërkombëtare. Sipas tij, mbështetja për sportistet dhe trajneret femra nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në suksesin e sportit kosovar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026