Klubi i Hendbollit Istogu, një nga emrat më të suksesshëm në sportin kosovar dhe përfaqësues i rregullt në garat evropiane, po përballet me krizën më të thellë në historinë e tij, duke rrezikuar përjashtimin nga Superliga dhe madje edhe shuarjen e plotë.
Shkaku kryesor është një problem infrastrukturor që zvarritet prej dy dekadash: mungesa e një palestre funksionale të sporteve në komunën e Istogut. Situata kulmoi së fundmi kur klubi u detyrua ta humbasë ndeshjen kundër Prishtinës me rezultat zyrtar, pasi nuk kishte ku të stërvitej dhe të luante.
Sipas rregulloreve të garave, nëse klubi humbet edhe një ndeshje tjetër me rezultat zyrtar, ai automatikisht përjashtohet nga kampionati dhe kjo rrjedhimisht do ta qonte klubin drejt shuarjes.
“Normalisht, nëse nuk marrim pjesë në gara, unë nuk e di si ta quaj ndryshe vetëm shuarje, sepse përderisa nuk merr pjesë në gara, në një formë shndërrohesh në një klub inekzistent. Megjithatë, ne po mundohemi me forca krejt tonat, sepse nuk kemi asnjë lloj përkrahje nga asnjë institucion”, bën të ditur Shala.“Ajo më së shumti i ngjan disa objekteve që unë i shoh nëpër televizione ose në rrjetet sociale kur ato raketat e Rusisë e sulmojnë Ukrainën edhe bëjnë shumë dëme aty. Domethënë, pamja aktuale e gjendjes si është brenda është pikërisht si një bombardim i një objekti në Ukrainë atje që ka ndodhur se nuk të jep tjetër mesazh”, thekson Shala.

Për këtë situatë alarmante, Shala drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj dy institucioneve, të cilat i cilësoi si fajtorët kryesorë: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Istogut. Sipas tij, asnjëra palë nuk e ka trajtuar këtë çështje si prioritet, duke e lënë klubin dhe sportistët në harresë.

“E ndiej një obligim edhe personal, përpos obligimit si kryetar që e kam ndaj klubit, është kërkesa që ia kemi drejtuar para dy viteve Ministrisë së Sportit në kohën sa ka qenë Hajrulla Çeku ministër, për të na ndihmuar me një memorandum mirëkuptimi për të na futur në programin e Ministrisë prej 900,000 eurosh për ta finalizuar rehabilitimin e brendshëm. Të njëjtën kërkesë e kemi drejtuar te ministri i Sportit, zoti Gashani. Të njëjtën kohë, dje, përmes kabinetit tim kam kërkuar takim zyrtar me zotin Gashani për ta njoftuar për problemin”, tha Ferati për KosovaPress.