Nesër nis xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në hendboll
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nesër nis xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në hendboll
xhiroja e 22 foto
12/03/2026 - 18:41
Linku u kopjua

Të premten nga ora 20:00, zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll, në konkurrencë të meshkujve. Tri skuadrat kryesore të tabelës synojnë fitore të reja, ndërsa rivaliteti më i madh pritet të jetë në përballjen Llapi - Vëllaznimi, që zhvillohet në Podujevë.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve, e luajtur në Gjakovë, kishte përfunduar baras, 27:27. Të dyja skuadrat janë në garë për vendet e play-off-it, megjithëse Vëllaznimi gjendet në një pozitë dukshëm më të favorshme në tabelë, me 20 pikë, ndërsa Llapi ka 15 pikë.

Kampionët aktualë, Rahoveci, presin në shtëpi Vushtrrinë, ndërsa lideri i klasifikimit, Kastrioti, viziton kryeqytetin për t’u përballur me Prishtinën. Besa Famgas do të përballet me Trepçën, duke kompletuar kështu sfidat e xhiros.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve, xhiroja e nëntë nis të shtunën me ndeshjen Ulpiana - Drenica nga ora 14:00. Të dielën nga ora 17:00 në Deçan takohen Istogu dhe Drita, ndërsa të hënën nga ora 19:00 zhvillohet përballja Prizreni - Deçani.

Të gjithë tifozët e hendbollit pritet të ndjekin me interes këto përballje, që do të vendosin shumë për renditjen përfundimtare dhe garën për play-off.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026