Trump fton futbollistët iranianë në World Cup, nuk ofron garanci për sigurinë e tyre
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump fton futbollistët iranianë në World Cup, nuk ofron garanci për sigurinë e tyre
Presidenti i Amerikës Donald Trump, tha të enjten se futbollistët dhe kombëtarja e Iranit janë të mirëpritur të vijnë e të marrin pjesë në Kupën e Botës këtë verë. Megjithatë, paralajmëroi se jo gjithçka mund të jetë në rregull me sigurinë e pjesëtarëve të kësaj kombëtareje.
“Nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre,” shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Deklarata kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Trump e kishte siguruar atë se ekipi iranian ishte i mirëpritur të marrë pjesë në turneun që këtë vit organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, gjatë qershorit e korrikut.
Por, ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali deklaroi me herët se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë, për shkak të vrasjes së liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt, e të cilat po vazhdojnë ende.
“Në asnjë rrethanë nuk i kemi kushtet e duhura për të marrë pjesë në Kupën e Botës,” tha ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.