Vendim i papritur, Anthony Joshua largohet nga Britania dhe zhvendoset në Dubai
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vendim i papritur, Anthony Joshua largohet nga Britania dhe zhvendoset në Dubai
anthony joshua foto
12/03/2026 - 19:08
Linku u kopjua

Boksieri britanik Anthony Joshua, ka marrë një vendim të papritur për të ndryshuar vendbanimin e tij, duke u larguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe duke u zhvendosur në Dubai, në United Arab Emirates.

Sipas raportimeve të mediave britanike, boksieri 36-vjeçar ka dorëzuar dokumentet për të deklaruar zyrtarisht rezidencën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndryshuar kështu statusin e tij të banimit. 

Vendimi mendohet të lidhet edhe me çështje financiare, pasi sistemi tatimor në Dubai nuk aplikon tatim mbi të ardhurat personale. Kjo mund t’i sjellë kursime të mëdha Joshua-s, i cili ka paguar miliona paund taksa në Britani gjatë viteve të fundit. 

Dokumentet e kompanive të tij, përfshirë Sparta Promotions Limited dhe 258 Investments Limited, tregojnë se boksieri ka deklaruar tashmë vendbanimin e ri jashtë Britanisë. 

Megjithatë, Joshua ka pasur lidhje të forta me Dubain edhe më parë, duke zhvilluar shpesh kampe stërvitore në qytet dhe duke përdorur infrastrukturën sportive të nivelit të lartë që ofron ky vend, shkruan Mirror, transmeton KosovaPress. 

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda dhe fitues i medaljes së artë olimpike në 2012 Summer Olympics pritet të vazhdojë karrierën e tij në boks ndërsa jeton në Lindjen e Mesme. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026