Gjyqtari kosovar referon në gjysmëfinalen e Challenge Cup, të volejbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjyqtari kosovar referon në gjysmëfinalen e Challenge Cup, të volejbollit
Istref Elezaj, gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, ka vazhduar të përfaqësojë refermin Kosovar në nivelet më të larta të volejbollit evropian. Ai ishte pjesë e një tjetër ndeshjeje të rëndësishme në kupat evropiane, duke referuar në gjysmëfinalen e meshkujve të Challenge Cup, në volejboll.
Në përballjen mes Altekma SK Izmir dhe Allianz Milano, Elezaj ishte refer i dytë. Ndeshja përfundoi me fitoren 1-3 të skaudrës italine, e cila me këtë rezultat siguroi kualifikimin në finale e këtij kompeticioni.
Ky takim u zhvillua me përdorimin e Challenge System, teknologji kjo që përdoret në nivelet më të larta të volejbollit evropian për verifikimin e vendimeve të arbitrimit. Derisa edhe pika e fundit e ndeshjes u vendos përmes këtij sistemi, duke e bërë përballjen edhe me të veçantë nga ana e arbitrimit.
Elezaj për parqitjen e tij në këtë sfidë, mori vlerësim shumë të lartë nga delegatët e ndeshjes, duke vazhduar kështu serinë e delegimeve të rëndësishme në garat evropiane.
Kjo është një tjetër dëshmi e besimit që strukturat e volejbollit evropian po i japin referimit kosovar, ndërsa një ndeshje e rëndësishme e fazës finale të këtij kompeticioni iu besua pikërisht gjyqtarit nga Kosova.
KosovaPress