Agjentja e Haaland mohon çdo kontakt me Barcelonën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Agjentja e Haaland mohon çdo kontakt me Barcelonën
haaland foto
12/03/2026 - 17:02
Linku u kopjua

Rafaela Pimenta, agjentja e Erling Haaland, ka hedhur poshtë spekulimet se sulmuesi i Manchester City, mund të jetë në shënjestër të Barcelonës.

“Kam thënë shpesh se kemi shumë respekt dhe admirim për Barcelonën, por nuk ka pasur asnjë kontakt”, deklaroi Pimenta.

Ajo saktësoi se nuk ka pasur biseda as me Haaland, as me drejtuesit e Barcelonës lidhur me ndonjë transferim të mundshëm.

“Gjithçka po shkon shumë mirë për të te Manchester City dhe në këtë moment nuk kemi asgjë për të diskutuar për një transferim” – shtoi Pimenta.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve gjatë procesit të zgjedhjeve në Barcelonë, që sugjeronin mundësinë e një opsioni për të siguruar Haaland në të ardhmen, por agjentja e lojtarit e ka mohuar kategorikisht çdo kontakt.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026