Bashkimi pret Trepçën në super derbin e javës në basketboll
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bashkimi pret Trepçën në super derbin e javës në basketboll
13/03/2026 - 11:18
Linku u kopjua

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon këtë fundjavë me ndeshje shumë interesante. Vëmendja krysore do të jetë të dielën në derbin ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, ku përballen nënkampioni dhe kampioni aktual, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë në tabelë, duke filluar nga ora 19:30.

Bashkimi nga Prizreni renditet i dyti me 16 fitore dhe shtatë humbje, kurse Trepça kryeson me 21 fitore dhe vetëm tri humbje, duke qenë në formë shumë të mirë me 15 fitore radhazi. Këto dy skuadra janë përballur edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku fitues dolën mitrovicasit, ndërsa sfida e kësaj fundjavë pritet të jetë një përballje e fortë për të dy ekipet para fazës së play-off-it.

Java e 24-të, fillon të shtunën nga ora 20:00 me dy përballje interesante. Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, ku gjakovarët kanë tetë fitore dhe 15 humbje, ndërsa therandasit dhjetë fitore dhe 13 humbje. Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit 029. Kryeqytetasit kanë nëntë fitore dhe 14 humbje, kurse “Vreshtarët” numërojnë shtatë fitore dhe 16 humbje.

Të dielën nga ora 19:30 zhvillohet edhe përballja mes GO+ Pejës dhe Borës. Pejanët kanë regjistruar dhjetë fitore dhe 13 humbje, ndërsa kundërshtarët nga Prishtinana kanë 12 fitore dhe 11 humbje.

Kampionati hyn në fazën përfundimtare të garave të rregullta, çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, ku skuadrat synojnë pikë sa më të mira në renditje para fillimit të play-off-it.  

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026