Chelsea blindon kapitenin me kontratë gjashtëvjeçare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea blindon kapitenin me kontratë gjashtëvjeçare
Reece James, kapiteni i Chelsea ka zgjatur kontratën me klubin londinez duke nënshkruar një marrëveshje të gjashtëvjeçare që do ta mbajë në Stamford Bridge, deri në vitin 2032, ka komunikuar klubi anglez përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Mbrojtësi anglez, 26-vjeçar, kishte kontratë deri në vitin 2028, por klubi vendosi ta sigurojë për një periudhë më të gjatë si një nga lojtarët kryesorë të projektit afatgjatë.
James është pjesë e klubit që nga mosha gjashtëvjeçare dhe ka zhvilluar mbi 200 ndeshje me Blutë, duke realizuar 16 gola dhe 31 asistime. Me ekipin e Chelsea ai ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2021 si dhe tituj të tjerë ndërkombëtarë në vitet e fundit.
Kapiten i ekipit mbrojtësi i krahut është emëruar në vitin 2023 dhe konsiderohet një nga figurat kyçe të skuadrës londineze. Pas disa sezoneve të vështira me lëndime, këtë edicion ai ka qenë më i qëndrueshëm dhe ka luajtur në shumicën e ndeshjeve të ekipit, në Premier League.
James, me kontratën e re pritet të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm edhe te përfaqësuesja e Anglisë, në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan kundër Neëcastle, nesër më 14 mars 2026, me fillim nga ora 18:30.
KosovaPress