Sport
​Koreja e Jugut e nis me fitore Botërorin, përmbys Çekinë në Guadalajara
Koreja e Jugut e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Botëror 2026, duke mposhtur Çekinë me rezultat 2:1 në ndeshjen e Grupit A të zhvilluar në Guadalajara. Azatikët arritën të përmbysin disavantazhin e pjesës së dytë dhe të sigurojnë tri pikë të rëndësishme në start të turneut. Pas një pjese të parë pa gola, çekët kaluan në epërsi në minutën e 59-të me kapitenin Ladislav Krejci, i cili realizoi me kokë pas një aksioni nga ndërprerja. Megjithatë, avantazhi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Hwang In-beom barazoi shifrat në 1:1 me një goditje të saktë. Koreja e Jugut vazhdoi presionin dhe në minutën e 80-të gjeti golin e fitores. Hwang In-beom këtë herë u shndërrua në asistues, ndërsa Oh Hyeon-gyu shënoi për 2:1, duke vulosur përmbysjen e ekipit të drejtuar nga Hong Myung-bo. Me këtë sukses, Koreja e Jugut merr kryesimin e përkohshëm në garën për kualifikim nga Grupi A dhe regjistron fitoren e parë në një ndeshje hapëse të Botërorit që nga viti 2010. Çekia, e rikthyer në Kupën e Botës pas dy dekadash mungesë, mbetet pa pikë pas xhiros së parë. KosovaPress
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026