Mbyllet pjesa e parë e lojës së parë në Botëror
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë e lojës së parë në Botëror
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror 2026, ku nikoqiri Meksika po udhëheq me rezultat 1-0 kundër Afrikës së Jugut në stadiumin "Azteca".
Meksikanët e nisën takimin me një ritëm të lartë dhe gjetën rrugën e rrjetës qysh në minutën e 9-të. Pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen afrikane, Julian Quinones u tregua i vëmendshëm duke e dërguar topin në fundin e rrjetës për të ndezur festën në tribunat e stërmbushura.
Dominim dhe raste të shumta
Përveç golit, skuadra e Meksikës pati edhe disa mundësi të tjera të mira shënimi për ta thelluar epërsinë. Autori i golit, Quinones, rrezikoi sërish në minutën e 42-të duke goditur shtyllën e jashtme, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë, goditja e Raul Jimenez u ndal me sukses nga portieri Ronwen Williams. Në anën tjetër, Afrika e Jugut u shpërdorua në minutën e 38-të përmes Lyle Foster, i cili gaboi me kokë nga një pozitë e mirë brenda zonës.
Tension dhe kartonë të verdhë
Loja e udhëhequr nga arbitri Wilton Sampaio nuk kaloi pa tensione, pasi u karakterizua nga mjaft ndërhyrje të ashpra. Nga një karton të verdhë në këtë pjesëlojë e morën Teboho Mokoena për Afrikën e Jugut (17') dhe Brian Gutierrez për Meksikën (23').
Meksika po shkon në pushim me një avantazh të merituar, me një posedim topi prej 55% karshi 45% të kundërshtarëve.
KosovaPress