Zyrtare: Mourinho rikthehet te Real Madridi me kontratë trivjeçare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare: Mourinho rikthehet te Real Madridi me kontratë trivjeçare
José Mourinho është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madridit.
Tekniku portugez rikthehet në "Santiago Bernabeu" pas aventurës së tij të parë që përfundoi në vitin 2013. Për të siguruar shërbimet e 63-vjeçarit, klubi madrilen ka paguar klauzolën e lirimit prej 15 milionë eurosh ndaj skuadrës së Benfikës.
Mourinho, i cili ishte një figurë kyçe edhe në fushatën zgjedhore të presidentit Florentino Pérez, do të marrë timonin e skuadrës muajin e ardhshëm.
Komunikata zyrtare e Real Madridit:
"Bordi Drejtues i Real Madrid C.F., i mbledhur sot, të enjten, 11 qershor, nën kryesinë e Florentino Pérez, ka rënë dakord të emërojë José Mourinho-n si trajner të skuadrës së parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029. José Mourinho do t'i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillon para-sezoni."
Rikthimi pas eksperiencës në Portugali
"The Special One" vjen te Reali pas një periudhe te Benfika, ku mbylli sezonin 2025/26 në vendin e tretë në kampionat, duke mos arritur të kualifikohej në Champions League. Ai e mbylli aventurën te klubi portugez me një bilanc prej 45 ndeshjesh: 27 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje. Tashmë, palët synojnë të përsërisin sukseset e kaluara në një kontratë që do t'i mbajë të lidhur për saktësisht tri sezone.
KosovaPress