Sheshi "Zahir Pajaziti" shndërrohet në stadium për Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sheshi "Zahir Pajaziti" shndërrohet në stadium për Botërorin
New Project - 2026-06-11T184352.724
11/06/2026 - 20:45
Linku u kopjua

Nga data 11 qershor deri më 19 korrik, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shndërrohet në një stadium të hapur për të gjithë adhuruesit e futbollit përmes festivalit “Prishtina Football Fest”.

Ky organizim i mbështetur nga Kryeqyteti do të transmetojë çdo ndeshje të Kampionatit Botëror 2026 live në një ekran gjigant, duke ofruar një atmosferë të vërtetë stadiumi me skenografi unike, bare dhe aktivitete të ndryshme.

Hyrja për publikun, familjet dhe shoqërinë është plotësisht falas dhe pa bileta, ndërsa për sponsorët dhe partnerët do të ketë edhe një zonë të veçantë VIP, duke bërë që i gjithë emocioni i Botërorit këtë verë të përjetohet së bashku në shesh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026