Gashani pret përfaqësuesit e Federatës së Arteve Mikse Marciale
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret përfaqësuesit e Federatës së Arteve Mikse Marciale
New Project - 2026-06-11T200024.538
11/06/2026 - 22:00
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësuesit e Federatës së Arteve Mikse Marciale (MMA) të Kosovës, të cilët i njoftuan nga afër me arritjet dhe aktivitetet e tyre të fundit në arenën ndërkombëtare.

Gatishmëria e sportistëve kosovarë të MMA-së është kurorëzuar së fundmi me suksese të rëndësishme, ku ata kanë arritur të rrëmbejnë një medalje të argjendtë dhe dy medalje të bronzta në garat jashtë vendit.

Gashani i vlerësoi këto arritje si një dëshmi të pastër të talentit dhe disiplinës së treguar nga ana e sportistëve dhe strukturave udhëheqëse të federatës. Përmes një njoftimi, ai potencoi përkushtimin e dikasterit që drejton për të qëndruar pranë nismave të tilla:

"Si Ministri e Sportit dhe Rinisë, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur federatat sportive në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar, duke vlerësuar çdo arritje që promovon sportin kosovar dhe frymëzon gjeneratat e reja drejt suksesit." — deklaroi Gashani.

Këto rezultate pozitive rikonfirmojnë rritjen e vazhdueshme të arteve mikse marciale në Kosovë dhe potencialin e madh që ky sport ka për të prezantuar denjësisht flamurin shtetëror në arenën globale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026