Nis me gol Botërori: Meksika kalon në epërsi ndaj Afrikës së Jugut
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis me gol Botërori: Meksika kalon në epërsi ndaj Afrikës së Jugut
New Project - 2026-06-11T192021.252
11/06/2026 - 21:29
Linku u kopjua

Ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror 2026 dhe ndeshja hapëse ka dhuruar golin e parë qysh në minutat e para. Vendasi, Meksika, ka arritur të kalojë në epërsi 1-0 në përballjen ndaj Afrikës së Jugut në stadiumin "Azteca".

Meksikanët e nisën lojën me raste të njëpasnjëshme, ku fillimisht Raul Jimenez rrezikoi seriozisht në minutën e 5-të, por goditja e tij u ndal nga një pritje fluturuese e portierit afrikan, Ronwen Williams.

Goli i parë i turneut

Presioni i Meksikës u shpërblye shpejt. Në minutën e 9-të, pas një gabimi të madh në mbrojtjen kundërshtare, Julian Quinones përfitoi në skaj të zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur atmosferën në stadium për rezultatin 1-0.

Meksika po dominon fillimin e pjesës së parë nën drejtimin e arbitrit kryesor Wilton Sampaio, duke treguar qartë synimet për të marrë tri pikët e para në Grupin A.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026