Wenger: Franca do ta fitojë Botërorin, vetëm Spanja mund ta ndalë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Wenger: Franca do ta fitojë Botërorin, vetëm Spanja mund ta ndalë
Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsène Wenger, ka dhënë parashikimin e tij për vazhdimin e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar Francën si favorite për triumf.
Në një intervistë për Sky Sports, Wenger deklaroi:
“Franca do ta fitojë Botërorin. Nëse një ekip është në gjendje ta mposhtë Francën, do të thosha se është Spanja. Në aspektin teknik, ata janë më të mirë se Franca. Ky është vendimi mes këtyre dy skuadrave.”
Franca do të përballet me Senegalin më 9 Korrik në çerekfinale, ndërsa Spanja do të luajë ndaj Belgjikës më 10 korrik, në një përballje mes dy prej skuadrave më të forta të turneut.
Wenger, 76-vjeç, është një nga trajnerët më të njohur në historinë e futbollit.
Ai drejtoi Arsenalin për 22 vite, duke fituar tre tituj të Premier League dhe duke udhëhequr skuadrën në sezonin e paharrueshëm “Invincibles” në vitin 2003/04, kur klubi përfundoi kampionatin pa asnjë humbje.
Pas largimit nga trajningu, ai ka punuar si drejtues në zhvillimin global të futbollit pranë FIFA-s.
KosovaPress