Jorge Jesus pritet të marrë drejtimin e Portugalisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Jorge Jesus pritet të marrë drejtimin e Portugalisë
New Project - 2026-07-08T202723.812
08/07/2026 - 20:28
Linku u kopjua

Trajneri portugez Jorge Jesus është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, palët kanë arritur marrëveshjen dhe Jesus pritet të udhëheqë ekipin në projektin e ardhshëm që përfshin Ligën e Kombeve, Kampionatin Evropian dhe Botërorin e ardhshëm.

Jesus, një nga trajnerët më të suksesshëm portugezë, vjen pas një periudhe të suksesshme në Arabinë Saudite, ku fitoi titullin e Saudi Pro League me skuadrën e Al-Hilal, ku pjesë ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Gjatë karrierës së tij, Jorge Jesus ka drejtuar klube të njohura si SL Benfica, Sporting CP dhe Flamengo, duke fituar disa trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Emërimi i tij shihet si një përpjekje për të sjellë përvojë dhe stabilitet në kombëtaren portugeze, e cila synon rezultate të mëdha në turnetë e ardhshëm.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026