Dieta e Haaland dhe ushtrimet e tij eksplosive
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dieta e Haaland dhe ushtrimet e tij eksplosive
New Project - 2026-07-08T203820.711
08/07/2026 - 20:39
Linku u kopjua

Erling Haaland është kthyer në një nga sulmuesit më dominues në futbollin botëror, falë kombinimit të fuqisë fizike, shpejtësisë dhe përgatitjes së jashtëzakonshme.

Pas paraqitjeve të tij në Botërorin 2026, vëmendja është rikthyer te rutina e tij e ushqimit dhe stërvitjes.

Sipas raportimeve të BroBible, Haaland konsumon rreth 6000 kalori në ditë për të përballuar ngarkesën e madhe fizike.

Dieta e tij bazohet kryesisht në ushqime të shëndetshme me vlera të larta ushqyese, si mish, peshk, vezë, makarona, patate, perime, qumësht dhe mishra organesh si mëlçia dhe zemra.

Një ditë tipike ushqimore për sulmuesin norvegjez përfshin vezë dhe bukë në mëngjes, peshk me oriz dhe perime gjatë drekës, ndërsa në darkë konsumon shpesh mish të kuq si ribeye steak, patate dhe sallatë.

Erling Haaland diet explains how he stops his rivals

Përveç dietës, përgatitja fizike është një tjetër faktor i rëndësishëm.

Sipas analizës së ekspertit të shkencave të ushtrimit Dr. Mike Israetel, Haaland fokusohet në tre elemente kryesore: forcën e pjesës së përparme të trupit, fuqinë shpërthyese dhe zinxhirin posterior (gluteus, hamstrings dhe shpinë), të cilat ndihmojnë në sprint, kërcime dhe shmangien e dëmtimeve.

Erling Haaland takes an ice bath after training with new Man City teammates  - in pictures | The National

Israetel thekson: Stërvitja sportive është ajo që të bën më të mirë në sport, duke nënvizuar se palestra është vetëm një mbështetje për aftësitë teknike dhe jo zëvendësim i tyre.

Haaland gjithashtu i kushton rëndësi mobilitetit dhe rikuperimit, pasi fleksibiliteti ndihmon në uljen e rrezikut të dëmtimeve dhe përmirësimin e lëvizjeve në situata ekstreme gjatë ndeshjeve.

Erling Haaland Joins Hyperice as Global Face of Football

Ekspertët paralajmërojnë se rutina e Haaland nuk duhet kopjuar verbërisht nga sportistët amatorë.

Sasia e madhe e kalorive dhe ngarkesa e stërvitjes janë të përshtatura për një atlet profesionist që stërvitet çdo ditë dhe ka një konsum shumë të lartë energjie.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026