Statistikat zbulojnë paraqitjet e yjeve deri tani në Botërorin 2026
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Statistikat zbulojnë paraqitjet e yjeve deri tani në Botërorin 2026
New Project - 2026-07-08T185213.124
08/07/2026 - 18:52
Linku u kopjua

Botërori 2026 ka sjellë edhe një herë përballjen mes pritshmërive të mëdha dhe performancave reale të yjeve më të mëdhenj të futbollit.

Flashscore ka mbledhur statistikat e sulmuesve më të mirë të Botërorit.

Statistikat e turneut tregojnë se Lionel Messi ka qenë ndër lojtarët më vendimtarë, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk ka arritur të lërë të njëjtën gjurmë para eliminimit të Portugalisë.

Messi ka zhvilluar një Botëror të jashtëzakonshëm, duke regjistruar rreth 68.12 aksione sulmuese dhe 1.73 përfshirje në gola për ndeshje (gola dhe asistime). Pas golit ndaj Egjiptit, ylli argjentinas ka arritur në 8 gola, duke kryesuar garën për Këpucën e Artë.

Në anën tjetër, Ronaldo ka shënuar 3 gola, përfshirë golin e tij të parë në fazën me eliminim direkt të një Botërori, por ndikimi i tij statistikor ka qenë më modest.

Kapiteni i Portugalisë ka regjistruar 29 aksione sulmuese dhe 0.55 përfshirje në gola për ndeshje, shifra që konsiderohen të ulëta për një lojtar që kishte deklaruar se ky mund të ishte Botërori i tij i fundit.

Kylian Mbappé vazhdon të jetë një nga lojtarët më të kompletuar të turneut.

Francezi ka regjistruar 1.68 përfshirje në gola për ndeshje, ndërsa dominon në statistika si goditjet drejt portës, driblimet e suksesshme dhe duelet një kundër një.

Ndërkohë, Erling Haaland dhe Harry Kane janë përballë një dueli interesant në çerekfinale.

Sulmuesi norvegjez ka regjistruar rreth 30 aksione sulmuese dhe 1.51 përfshirje në gola për ndeshje, ndërsa Kane ka 1.29 përfshirje në gola, duke mbetur një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kompeticionit.

Sipas analizës , Messi dhe Mbappé kanë qenë dy prej lojtarëve me ndikimin më të madh në lojën e skuadrave të tyre, ndërsa Ronaldo, Neymar dhe Vinícius Jr. u eliminuan më herët dhe nuk patën mundësi të vazhdonin garën për trofeun.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026