James Rodríguez mund të ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Kolumbisë në Kupën e Botës 2026, por ai largohet nga kombëtarja si një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit kolumbian.
Në humbjen ndaj Zvicrës në fazën e 1/8-ës, Rodríguez u zëvendësua në minutën e 66-të dhe më pas pa nga stoli eliminimin e ekipit të tij pas penalltive.
Karriera e James do të mbahet mend veçanërisht për Botërorin 2014, ku ai shpërtheu në skenën botërore duke shënuar 6 gola dhe fituar Këpucën e Artë të turneut.
Paraqitjet e tij në Brazil e çuan te Real Madrid, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për klube si Bayern Munich, Porto dhe Monaco.Me 31 gola në 123 ndeshje, ai konsiderohet ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit të vendit, së bashku me emra si Carlos Valderrama dhe Radamel Falcao.
Botërori 2026 nuk i dha fundin që ai do të dëshironte, por trashëgimia e James Rodríguez me fanellën e verdhë të Kolumbisë mbetet e padiskutueshme.