Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të thirret brenda afatit, pa e saktësuar datën.
Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, shkroi ajo.
Duke iu referuar certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Haxhiu e vlërësoi si një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë”.
“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”.
Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, shkroi Haxhiu.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.