Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë, Millan Radoiçiq, janë ndërtuar qindra metra katrorë. Por, punimet nuk janë raportuar, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Një shtëpi luksoze dykatëshe, me pishinë dhe oborr të rregulluar, ka “mbirë” në një truall prej 40 ari në një lagje elitare të Beogradit.
Megjithatë, në regjistrin e ndërtimeve në Serbi nuk gjenden të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Në dëshminë para autoriteteve të Kosovës, të cilat e kërkojnë Millan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në fshatin Banjskë, Ema Radoiçiq ka deklaruar se është divorcuar prej tij.
Ata kanë dy fëmijë së bashku.
Siç mund të shihet në kadastër, fqinje e saj e parë në Dedinje është Lilana Bozhoviq, bashkëshortja e Zvonko Vesellinoviqit - ish-partner biznesi i Radoiçiqit, gjithashtu me origjinë nga veriu i Kosovës.
Si Radoiçiq, ashtu edhe Vesellinoviq janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.
Autoritetet e Kosovës i ngarkojnë ata me vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Ngjashëm, ajo injoron edhe aktakuzën ndaj Radoiçiqit në Kosovë për sulmin në Banjskë.
Për çfarë akuzohet Radoiçiq?
Në atë sulm është vrarë një polic i Kosovës dhe tre të tjerë janë plagosur.
Më pas, në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.Ai akuzohet për terrorizëm dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Konkretisht, akuzohet se ka qenë në krye të një “grupi terrorist” që ka tentuar, me dhunë dhe armë të rënda, ta ankesonte veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, dhe ta bashkonte me Serbinë.
Në Serbi ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, edhe pse që në vitin 2023 - në ditët e para pas sulmit në Banjskë - ka nisur një hetim.
Radio Evropa e Lirë në Beograd ka analizuar Regjistrin Qendror të Procedurave të Bashkuara për dhënien e lejeve ndërtimore (CEOP).
Sipas kësaj baze, punimet në parcelën e Ema Radoiçiqit zyrtarisht nuk kanë filluar ende.
Por, gjendja në terren është ndryshe.
Megjithatë, dokumentet tregojnë se Sekretariati për Urbanizëm i Qytetit të Beogradit, më 16 mars, i ka ofruar kushtet e lokacionit për ndërtim në parcelën në Dedinje.
Ky është vetëm hapi i parë në procedurë.
Hapi i radhës është marrja e lejes ndërtimore.
Sipas të dhënave nga kushtet e miratuara të lokacionit, vila duhet të ketë rreth 2.300 metra katrorë - me pjesë nëntokësore, përdhesë dhe dy kate.Në dokument nuk është e qartë se çfarë është planifikuar të ndërtohet në qindra metra katrorë të pjesës nëntokësore, përveç shtatë vendeve për parkim.
Po ashtu, në regjistrin qendror ende nuk ekziston leje ndërtimore e vlefshme për këtë objekt.
Edhe pse Radio Evropa e Lirë në terren ka gjetur një vilë dhe pishinë tashmë të ndërtuar, në bazë nuk ka as dokument për fillimin e punimeve.
Më pas duhet të dorëzohet njoftimi për përfundimin e themeleve, për të siguruar që objekti nuk i ka tejkaluar përmasat e lejuara.
As ky dokument nuk gjendet në bazë.
Hapi i fundit është kërkesa për leje përdorimi, pa të cilën objekti nuk mund të regjistrohet në kadastër.
Pompa e ngrohjes dhe një shkresë e Ministrisë së Mbrojtjes
Kjo leje është lëshuar në shkurt të vitit 2024.
Më pas, në korrik të vitit 2025, pronarja ka kërkuar ndryshimin e lejes, përkatësisht rritjen e përmasave të shtëpisë dhe instalimeve.
Kjo kërkesë është refuzuar, “sepse nuk ka qenë në përputhje me kushtet e dhëna të lokacionit”.
Herën e dytë është refuzuar në dhjetor të vitit 2025. Si arsye për refuzim është përmendur edhe një shkresë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
Për këtë arsye, leja e Ministrisë së Mbrojtjes është e domosdoshme, sepse bëhet fjalë për një “zonë rreth komplekseve, objekteve dhe infrastrukturës ushtarake”.
Problemi është shfaqur për shkak të një pompe të ngrohjes që do të përdorej për vilën.
Për këtë arsye, ata kanë kërkuar të sqarohet se në çfarë thellësie do të kryhen punimet për instalimin e pompës së ngrohjes.
“Gjatë kryerjes së punimeve tokësore, pra gjatë çdo shpimi apo gërmimi, është e detyrueshme të mundësohet prania e personave përgjegjës nga Ushtria e Serbisë”, thuhet në shkresë.
Në lagjen Dedinje në Beograd, përveç vilave të mbrojtura nga shteti dhe disa ambasadave, ka edhe ndërtesa të ushtrisë.
“Pas dorëzimit të dokumentacionit të plotësuar teknik, Ministria e Mbrojtjes do ta shqyrtojë sërish kërkesën tuaj”, thuhet në dokumentin me të cilin i është refuzuar kërkesa Ema Radoiçiqit.
Kërkesa e re është dorëzuar më 24 shkurt të këtij viti dhe është miratuar më 16 mars.
Millan Radoiçiq, pasi ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, është transferuar në Serbi, me adresë të regjistruar në Beograd.
Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë në Kosovë dhe deklarojnë se të gjithë të dyshuarit do t’i gjykojnë gjykatat serbe, ndërsa zyrtarët kosovarë thonë se shteti po i mbron ata.
Që nga tetori i vitit 2023, Radoiçiqit i është konfiskuar pasaporta, i është ndaluar dalja nga Serbia dhe e ka detyrim të paraqitet te policia në Beograd dy herë në muaj.
Firma, hotel, vilë dhe miliona euro: Pasuria që Radoiçiq kishte në Serbi
Ai e ka regjistruar adresën e banimit në komunën Savski Venac në Beograd, ku ndodhet edhe vila e sapondërtuar në Dedinje, si dhe disa apartamente dhe shtëpi luksoze që lidhen me të, përmes ish-partnerëve të tij të biznesit dhe kompanive të tyre.
Kadastra tregon se trualli me vilën në Dedinje është në pronësi të plotë të Ema Radoiçiqit.
Bashkëshortja e Vesellinoviqit “avancon” me punimet
Në fund të vitit 2023, Radoiçiqët e kanë blerë këtë parcelë nga investitori - kompania Danica Park, e cila atëkohë ka qenë në pronësi të Davor Macurës, një biznesmen i afërt me partinë në pushtet në Serbi, Partinë Përparimtare Serbe.
Vlera e parashikuar e ndërtimit të vilës së bashkëshortes së Vesellinoviqit është mbi 3.5 milionë euro, siç shihet në lejen ndërtimore.
Bozhoviq, sipas të dhënave zyrtare, ka “ecur më përpara” në punime sesa fqinja e saj.
Ajo ka kërkuar lidhjen e objektit me infrastrukturën komunale, por është refuzuar disa herë. Herën e fundit në dhjetor të vitit 2025.
Edhe pse më herët është prezantuar në publik si biznesmen, Millan Radoiçiq, sipas të dhënave zyrtare të regjistrit të bizneseve, aktualisht nuk ka asnjë kompani në emrin e tij në Serbi.
Ai ka dalë nga pronësia e kompanisë Inkop dhe degëve të saj në tetor të vitit 2023, pasi ka pranuar publikisht se ka organizuar sulmin e armatosur në Banjskë.
Edhe ata, si Radoiçiq, janë nën sanksione të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Këto kompani, gjatë viteve të fundit, kanë fituar kontrata të financuara nga buxheti shtetëror serb për ndërtimin e segmenteve të autostradave, tregojnë hulumtimet e Radios Evropa e Lirë.
Kompanitë kanë pasuri me vlerë milionëshe - përfshirë një hotel luksoz në Kopaonik, vila dhe apartamente në Beograd.
Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e pasurisë dhe llogarive të tyre në SHBA, nëse i kanë, si dhe ndalimin e kompanive dhe qytetarëve amerikanë që të bëjnë biznes me ta.
Punët shtetërore të Vesellinoviqit
Kompania Inkop dhe degët e saj, në pronësi të vëllezërve Vesellinoviq, kanë fituar mbi 21 milionë euro në fund të vitit 2024.
Edhe pse fitimet e tyre vijnë nga punë të financuara nga buxheti shtetëror i Serbisë, ndërmarrjet publike dhe institucionet e Serbisë nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë i kualifikon këto kompani për të fituar kontrata shtetërore.
Çfarë ka pasur Ema Radoiçiq?
Megjithatë, selia e tij është në Mitrovicën e Veriut në Kosovë.
Vila e Millan Radoiçiqit buzë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës, është konfiskuar nga autoritetet e Kosovës. Vila i ngjason ndërtesës së re në Beograd të ndërtuar në pronën e Ema Radoiçiqit.
Restoranti Grey është fshirë nga regjistri i bizneseve të Serbisë në prill të vitit 2025.