Greiçevci: E informova presidentin Thaçi për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Greiçevci: E informova presidentin Thaçi për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës
Hashim Thaçi1234
24/04/2026 - 21:09
Linku u kopjua

Anëtari i ekipit mbrojtës t ë Hashim Thaçit në gjykimin në Hagë , Lirim Greiçevci, njoftoi se se sot ka pasur rastin ta informojë p ër urimet e shumta të qytetarë ve p ër ditëlindjen e tij.

“Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të.

Sot e kisha privilegjin që t'ia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t'i falenderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.

Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike "Sandhurst", në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017”, shkroi Greiçevci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026