Orët e fundit për deklarim të pasurisë, afati mbyllet sonte në 23:59:59
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Orët e fundit për deklarim të pasurisë, afati mbyllet sonte në 23:59:59
Agjencia per parandalimin e korrupsionit1234
31/03/2026 - 17:26
Linku u kopjua

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen e afatit ligjor, sonte në ora 23:59:59.

 Sipas të dhënave të përditësuara sot deri në ora 16:00:  9825 zyrtarë publikë (94.73%) kanë përfunduar deklarimin,  276 (2.66%) janë në proces dhe 271 (2.61%) nuk e kanë filluar ende deklarimin.

 Nga gjithsej 10,372 zyrtarë të obliguar, një numër i zyrtarëve ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim, ndërsa koha për veprim po shkurtohet me çdo orë.

 Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj rikujton se çdo mosveprim brenda këtij afati sjell pasoja të drejtpërdrejta ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe inicimin e procedurave të mëtejme.

 “Deklarimi nuk është opsion, por obligim ligjor dhe përgjegjësi ndaj publikut. Ftojmë të gjithë zyrtarët që të përfundojnë deklarimin pa asnjë vonesë. Mosrespektimi i afatit sjell pasoja ligjore. Koha po mbaron – veproni tani”, tha Buleshkaj.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit njofton se ekipet përkatëse janë në dispozicion për kujdestari, mbështetje teknike dhe sqarime të nevojshme deri në përmbyllje të afatit, megjithatë thekson se përgjegjësia për deklarim në kohë mbetet individuale dhe e pa transferueshme për secilin zyrtar publik.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026