Në Shqipëri sipërfaqja e të mbjellave me grurë këtë vit ka rënë 10.1%. Në vendin tonë fermerët po mbjellin më pak grurë, kjo sepse fabrikat e miellit po furnizohen me miellin e importit.
Po i njëjti realitet është edhe për lulediellin, bimët industriale po kultivohen më pak, sepse tek ne nuk ka një industri që merret me vajrat vegjetalë.
Nëse luledielli kërkon diell sapo fara e saj hidhet në tokë, fermeri fillon të kërkojë tregun që jo gjithmonë është i drejtë me të.
“Kur i bëra analizat e grurit doli që mielli kishte rreze 80.2. Këtu është ushqimi më i mrekullueshëm, atëherë pse duhet ta refuzojmë këtë prodhim”, tha ai.
Buka më e mirë është ajo që përgatitet nga duart e fermerëve tanë, por që ky produkt të vijë në tryezën tonë, biznesi dhe politika duhet të jenë më dashamirëse ndaj fermerëve të bukës.