Hamza pas humbjes së Kosovës nga Turqia: Kokën lart djema, krenar pafundësisht me ju
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza pas humbjes së Kosovës nga Turqia: Kokën lart djema, krenar pafundësisht me ju
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, reagoi pas humbjes së kombëtares së Kosovës nga Turqia dhe shuarjes së ëndrrës për kualifikim në Kupën e Botës 20026 në SHBA.
Tha se sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë.
“Kokën lart, djema. Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës.
Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë.
Sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë.
Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, shkroi Hamza.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.